Babai i Gjergj Laçit, 52-vjeçarit që u arrestua një ditë më parë në Tiranë pasi mbante të ngujuar familjen e tij prej 6 vitesh, i ka mohuar akuzat ndaj djalit të tij.
Në një prononcim për mediat, Nazif Laçi ka deklaruar se nusja dhe fëmijët e Gjergjit nuk janë ankuar asnjëherë për dhunë të ushtruar nga babai i tyre.
Madje, Nazif Laçi tha se djali nuk kishte konflikte me bashkëshorten dhe fëmijët. Ai i bën thirrje institucioneve që të lirojnë nga burgu Gjergji Laçin.

Babai i 52-vjeçarit: Unë jam Nazif Laçi. Kam ardhur nga Peshkopia në vitin 2004. Unë përditë, kam ardhur tek Gjergji. Ai jo vetëm që nuk e ka dhunuar bashkëshorten e vetë, por prej 20 vitesh e ka mbajtur jashtë pune. Vetëm tek shtëpia. Unë nuk e mbaj asnjë njeri ashtu në shtëpi. I ka mbajtur pa punë fare. Çdo ditë kam ardhur këtu.
Pyetje: Ka pasur konflikte?
Babai i 52-vjeçarit: Jo asnjë. Gjatë kohëve të fundit nuk i linte që të dilnin. As vetë nuk dilte. Për të punuar nuk ka punuar. Të ardhurat e familjes, i kisha unë. Sillja makinën e çunit me ushqime, me miell. Të gjitha ia kam sjellë. Nuk donte të punonte. Me diabet 800 ka pasur, e kemi çuar të vdekur në spital. Bënte 5 insulina në spital. Ai është me sëmundje mendore.
Pyetje: A keni një apel për institucionet?
Babai i 52-vjeçarit: Për turpin e vetë, nuk duhen të merren me njerëz anormal. Ata t’i marri dhe t’i dërgojnë në spital, t’i shëndoshin njëherë. Pastaj të filloj të aplikohet ligji. Ligjet janë për njerëzit normal, jo për anormalët. Unë kërkoj që ta lirojmë nga burgu, të vijë këtu. Shtëpia ka mbetur e shkretë natë dhe ditë.
Pyetje: Çfarë marrëdhëniesh ke pasur me djalin, nusen dhe fëmijët?
Babai i 52-vjeçarit: Mua as nusja dhe as fëmijët nuk më janë ankuar për Gjergjin. I ka mbajtur pa punë. Ata nuk punonin, ha, pi, rri. Ata në komunizëm kanë qenë. Vetëm në komunizëm ka vetëm të hash sipas nevojave.

