Kryeministri Shqipërisë Edi Rama, ka nisur vizitën në Kosovë në kuadër të një turi ballkanik. Sapo Rama zbriti nga makina e tij për tu takuar me Presidenten Osmani, një qytetar e quajti tradhtar. Rama ndaloi dhe e dëgjoi, e më pas vazhdoi në drejtim të Presidencës.
Kryeministri Edi Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan dhe ndalesa e tij e parë ishte Maqedonia e Veriut. Rama u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë dhe më pas të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për median, aty ku Kovaçevski tha se procesi nuk ka përfunduar, pasi “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi takimin me Ramën.

