Zyra e OKB-së në Shqipëri ka urdhëruar më shumë se një muaj më parë agjencitë e saj në Shqipëri që të ndërpresin çdo projekt me qeverinë shqiptare. Udhëzimi i brendshëm është dhënë më 19 janar 2023 gjatë një takimi të Koordinatores së Përhershme të OKB-së, Fiona Mçluney, me drejtuesit e 19 agjencive të OKB-së që veprojnë në Shqipëri. TPZ ka publikuar dhe dokumentin që u është dhënë drejtuesve të agjencive të OKB-së, që në fakt është një përmbledhje në anglisht e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, miratuar në vitin 2021.  

Sipas udhëzimit, agjencitë e OKB-së nuk duhet të bashkëpunojnë në projekte me qeverinë 4 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, që këtë radhë janë caktuar për tu mbajtur më 14 maj. Sipas udhëzimit të koordinatores Mçluney, krerët e agjencive të OKB-së janë udhëzuar që të pezullojnë aktivitetet me qeverinë deri në zgjedhjet vendore me motivin se kështu mund të favorizohen kandidatët e partisë me pushtet. Pezullimi i projekteve duke se pritet të jetë një goditje e rëndë për qeverinë e kryeministrit Rama, që ka përfituar deri më sot nga hartimi i strategjive, ndërhyrjet logjistike, financimi i projekteve të rëndësishme dhe programi i qeverisjes lokale.

“Nën koordinimin dhe drejtimin e Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara, OKB-ja, si një familje agjencish të specializuara në Shqipëri, punon ngushtësisht me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe partnerë të tjerë, duke përfshirë shoqërinë civile, sektorin universitar dhe atë privat, për të luftuar varfërinë, fuqizuar shtetin e së drejtës, nxitur liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, mbrojtur mjedisin dhe mbështetur reformat shoqërore dhe ekonomike,”- shkruhet në udhëzim.

TPZ shton gjithashtu se ky vendim është drastik dhe mendohet si ndëshkim për sjelljen e qeverisë qendrore dhe vendore ndaj investimeve të agjencive të OKB-së që janë shitur si të qeverisë.

Në Shqiperi, nga dje, ndodhet Drejtoresha Rajonale e Rezident-koordinatorëve për Evropën Juglindore, Gëi Yeop Son, duke vënë në qendër të agjendës projektet e suksesit me qeverinë shqiptare.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version