Një operacion antidrogë ësht¡ finalizuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në qarkun e Korçës.
Korespondentja e Panorama bën me dije se gjatë këtij operacioni janë kapur rreth 40 kg lëndë narkotike kanabis.
Mësohet se policia ka arrestuar katër persona.
Operacioni është zhvilluar gjatë natës, teksa pritet informacion zyrtar i policisë së Korçës.

