Shkatërrohet rrjeti i bandës së trafikut të drogës, të drejtuar nga 3 shqiptarë.Nga ky operacion janë sekuestruar 4 milionë euro.
Si rezultat i këtij hetimi të përbashkët është bëri i mundur të sekuestrimi i sasive të mëdha të drogës. Veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë.
Drejtuesit e grupit kriminal janë 3 shqiptarë, të cilët kanë drejtuar dhe organizuar trafikun ndërkombëtar të drogës që janë Branjol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu. Deri më tani nga 119 masa që janë dhënë në total, janë ekzekutuar vetëm 43, brenda dhe jashtë Italisë. SPAK bëri me dije se në Shqipëri janë dhënë 20 masa ‘arrest në burg’ nga të cilat janë ekzekutuar 15, dhe 1 person në ‘arrest shtëpie’.
Personat e përfshirë në këtë bandë janë: Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, Emirajana Beu, Dorian Beu, Syrjan Tola, Igli Lala alias Oltion Lala, Ramazan Grada, Florid Vukaj, Gjergj Zefi, Renato Zefi, Rexhep Dallupi, Alferd Luli, Saimir Prenga, Lorik Prengaj alias Fabio Prenga, Françesko Çeçi alias Francesko Ceci, Ilir Duro, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina, Eledjo Dedej dhe Enkeleda Bakalli.
Operacioni vijon ndërkohë që mediat kanë publikuar dhe përgjime. Një prej tyre rezulton të ketë çuar dhe në arrestimin e ish-zëvendësministres Rovena Voda.

