297 bimë kanabis janë sekuestruar nga policia e Tropojës në kuadër të një operacioni antikanabis të koduar ‘Bjeshkët e Namuna’. Nga kontrolli i Policisw sw Shtetit, në zonat e thella malore, me ndihmë edhe të dronëve, në territorin e fshatit Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 297 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Policia ka hetuar në gjendje të lirë kryetarin e fshatit Gjonpepaj, shtetasin P. U., për dyshime për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit ka kryer kontrolle në territoret e fshatrave të qarkut dhe në ato të zonave të thella malore, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike. Në këtë kuadër, policia ka finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, duke asgjësuar nëpërmjet djegies, 297 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Gjonpepaj.
Është proceduar penalisht kryetari i këtij fshati, për dyshime për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.
Policia e Shtetit njoftoi sot se, si rezultat i kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, duke pasur prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, si rezultat i të cilit, në territorin e fshatit Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 297 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Gjonpepaj, shtetasin P. U., për dyshime për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

