Policia ka nisur hetim për një efektiv në radhët e saj pasi akuzohet se ka hequr një shumë parash me vlerë 100 mijë paund nga banesa e Aqif Bezatit në Belsh ku dyshohet se fshihej i shumëkërkuari në Elbasan.
Kontrollet janë kryer paraditen e 13 Tetorit pasi policia prej ditësh kishte vënë nën përgjim Bezatin dhe një person tjetër V.Deliu në fshatin Deshiran dhe kishte dyshime se aty fshihej Talo Çela.
Por dyshohet se operacioni u dekonspirua, pasi në banesë u gjetën vetëm armë një sasi e madhe parash përveç shumës që mungon.

Mësohet se policia ka dyshime se paratë janë marrë nga një punonjës policie dhe në lidhje me këtë çështje ka nisur një hetim edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Kontrollet në banesën e Aqif Bezatit u bënë nga punonjës të policisë së postës, rajoni i policisë që varet nga Komisariati i Policisë Cërrik.

