Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në prag të zgjedhjeve të 14 Majit ka mungesë të operatorëve.

Ai u shpreh se pagesat për një ditë pune shkojnë deri te 100€ por sërish ka mungesa.

“Për rekrutimin e operatorëve nuk jemi të qetë sepse është e vështirë. Pavarësisht se pagesa për një ditë pune është relativisht e mirë, diku tek 100€ në ditë prapë ka mungesa.

Ne do të synojmë të marrim ata operatorë që kemi pasur dhe një vit më parë”, u shpreh Celibashi në Euronews Albania.

Celibashi tregoi se në bazë të testimeve rezulton se nuk ka interes për t’u bërë pjesë e personelit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version