Pak përpara se Rusia të njoftonte tërheqjen e trupave nga Khersoni këtë të mërkurë, mediat e huaja publikuan lajmin se një zyrtar i lartë i instaluar nga Moska në qytet ishte vrarë.
Kirill Stremousov, nënkryetari i Kherson, u raportua i vdekur në një aksident.
Ai ishte një nga fytyrat më të shquara të pushtimit rus dhe ishte parë nga ukrainasit si tradhtar.
Duke u shfaqur në një video pak orë përpara vdekjes, Stremousov i quajti ukrainasit “nazistë” dhe tha se Rusia kishte nën “kontroll të plotë” të gjithë situatën në jug.
Spekulimet ishin shtuar së fundmi dhe aludonin se Rusia do të gërmonte rreth Khersonit, në përpjekje për t’u mbrojtur nga kundërofensiva ukrainase. Por duket se në vend të saj ajo ka zgjedhur tërheqjen.

