Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Paketën e Dytë të Rezistencës Sociale, që ka në fokus përballimin e situatës ekonomike përballë rritjes së çmimeve dhe krizës së energjisë. Kryeministri njoftoi rritjen e pagave për Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të Burgjeve, me 5500 dhe 10.500 lekë. Paketa përfshin rritjen e ndihmës ekonomike, një mbështetje për pensionistët, të moshuarit që jetojnë vetëm dhe tetraplegjikët.
Pagat të rriten si vijon:
- 10.800 policë të Policisë së Shtetit do të përfitojnë nga 5560 lekë në muaj më shumë për person;
- 3600 të Policisë së Burgjeve do të marrin nga 10.548 lekë në muaj më shumë për person;
- 20 mijë punonjës së Administratës Publike do të marrin nga 5000 lekë të reja më shumë në muaj për person;
Paga minimale do të bëhet 34 mijë lekë në muaj.

