Pamje të tmerrshme janë shpërndarë në mediat greke, ku një e moshuar lahet me zorrë nga stafi i një spitali. Lidhur me rastin ka nisur hetimi nga Prokuroria e Athinës. Gruaja në fjalë akuzohet se i ka shkaktuar lëndim trupor i një personi të dobët fizikisht.
Në një deklaratë të lëshuar, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen në Oropos, ky shpjegon se akti i punonjëses është kryer në kuadër të një “projekti privat” që nuk ka lidhje me detyrat zyrtare, megjithatë kanë nisur procesin për shkarkimin e tij. Nga ana tjetër, kujdestarët privatë pohuan se 69-vjeçarja u ka kërkuar ta lajnë.
Pamje nga ngjarja
Siç tha në një deklaratë kryetari i bashkisë së Oropos, Giorgos Giasimakis: Nuk ka asnjë justifikim për atë që ka ndodhur. Sipas tij, bëhet fjalë për një grua 69-vjeçare për të cilën ka pasur ankesa se është në gjendje të rëndë dhe që kishte probleme psikologjike. Ndërsa burime të tjera thanë se gruaja kishte rënë përtokë dhe po kryente jashtëqitjen. Ndaj shërbimi i urgjencës duhej ta lante, edhe pse ajo nuk pranonte që të shkonte në tualet./Protothema

