Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” këtë të hënë ndaj autorit të ngjarjes së rëndë që tronditi Gramshin pak ditë më parë.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/01/xhevit_sinani.mp4

Në sallën e gjyqit, doli i moshuari Xhevit Sinani i cili akuzohet se vrau gruan dhe vëllain, Zeqine Sinanin dhe Shaqir Sinanin, në fshatin Tërvol të Gramshit.

sosnews.al ka siguruar pamjet nga seanca gjyqësore për Xhevit Sinanin.

Ai është shfaqur i qetë teksa pret të mësojë vendimin e gjykatës për rivlerësimin e masës së arrestit.

Teksa nuk ka pranuar të japë shpjegime kur është pyetur nga gazetari i PANORAMA TV, Aldo Kozarja, se cili ka qenë motivi që e ka shtyrë të kryejë krimin, duke thënë “nuk dëgjoj”.

75-vjeçari i goditi ata me sëpatë, për shkaqe që nuk dihen ende.

Pas ngjarjes, Xheviti telefonoi fëmijët e tij dhe u tregoi për aktin e rëndë.

Ndërsa 30 minuta pas vrasjes, policia bëri të mundur arrestimin e Xhevit Sinanit si dhe i sekuestroi sëpatën me të cilin kreu krimin e rëndë.

Xhevit Sinani rezulton të jetë dënuar në vitin 2015 për vjedhjen e energjisë elektrike.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version