Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. E ftuar në emisionit “Open” në News24, Lala ka zbuluar se Ahmetaj ka udhëtuar një javë më parë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është kthyer dhe është larguar sërish. Ajo tregoi se ish-ministri është larguar nga vendi ditën e premte drejt një vendi të Bashkimit Evropian.
“Ahmetaj ka udhëtuar drejt një vendi të Bashkimit Evropian të premten. Ka qenë një javë më herët po ashtu në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Është kthyer dhe ka udhëtuar sërish jashtë vendit”, u shpreh ajo.

