Partizani rimëkëmbet shpejt pas humbjes në derbi ndaj Tiranës. Në javën e shtatë të Kategorisë Superiore, ekipi kryeqytetas fiton në transfertë ndaj Vllaznisë me shifrat 1-2. Një pjesë e parë që foli për vendasit. Pas shumë rasteve, goli i parë do të vinte në minutën e 39′ me Ardit Hoxhaj.
Në pjesën e dytë, Partizani hyri në lojë dhe barazimi do të vinte në të 67-tën, me Victor Da Silva-n. Sulmuesi brazilian nuk festoi për shkak të shkuarës së tij si lojtar i Vllaznisë. Në minutën e 86′ i zakonshmi Skuka shënoi për të ndezur festën e madhe në kampin e kuq.Pas këtij suksesi, Partizani ruan vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 15 pikë. Ndërkohë, Vllaznia mbetet në vendin e pestë me 10 pikë të grumbulluara në shtatë javë.

