Një tjeter kallzim penal ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Markut është parqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga Dritan Gina pas shkarkimit nga Kryerokuror i Elbasanit.

Sipas Ginës,prokurorja Marku është akuzuar për shpërdorim detyre pasi Prokurorja e Përgjithshme e Perkohshme nuk mund të bëjë emerimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit në bazë të kompetencave kalimtare që i njeh ligji.

Për mediat Dritan Gina u shpreh se : -“ Unë jam profesionist,dhe si i tillë i nënshtohem vetëm kushtetutës dhe ligjit.Me kokëfortësi dhe duke zbatuar ligjet në këtë vend nuk çahet.Unë nuk pretendoj të rri ë atë prokurorti për arsye se puna e prokurorit ka të bëjë me një sëre punës dhe detyrimesh pasi puna e prokurorit ka të bëjë me raportin administrativ dhe përfaqësimin, që ka të bëjë me thesarin, etj. Pasi firma ime nuk njihet më, por edhe zyrat e shtetit që nuk e njohin më firmën time.Këtu është bërë për të thene Shqipëri hesapi.”

Kallzimi i Ginas vjen një ditë pas largimit të tij nga Kryerokuror i Elbasanit.Gjithashtu Marku u padit dhe nga bashkëshortja e Ginës,Rovena Gashi,për largim të padrejtë nga puna.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version