Kryeministri Edi Rama tha në konferencë e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Sholz tha se mbajtja e samitit të procesit të Berlinit në Shqipëri në 16 tetor do të thellojë bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit. Gjatë konferencës për shtyp, në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria mbështet plotësisht planin evropian të paqes mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja e vetme.
“Dua ta falenderoj për mikpritjen dhe angazhimin e tij personal. Për ta mbështetur Shqipërinë dhe BE për këtë periudhë kaq të rëndësishme për ne dhe jo vetëm. Jemi të lumtur që Samiti të spostohet në BE për herë të parë. Tirana është zgjedhur si vendi i zhvillimit të këtij samiti. Do vazhdohet thellimi i procesit. Do trajtohet bilanci dhe objektivat për t’u arritur më tutje edhe më shumë. Shqipëria, qeveria jonë, unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, është një plan shumë përmbajtësor dhe realist. Po ashtu, sjell normalizimin e nevojshëm që të dyja palët duhet ta trajtojnë me seriozitet maksimal,”-tha Edi Rama.

