Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, është shprehur se nisma e “Pasaportave të Arta” nuk eshte mënyra e duhur për dhënien e nënshtetësisë për shtetasit e huaj dhe sipas saj rrezikohet siguria kombetare, duke patur parasysh situaten e luftes ne Ukrainë.
Sipas saj, dhënia e “Pasaportave të Arta”, është në kundërshim me normat e Komisionit Europian, pasi sipas saj, në këtë situatë konflikti me Rusinë, kjo do të çonte në cënimin e sigurisë kombëtare.
Ajo shtoi gjithashtu se çdo vend ka të drejtën e tij sovrane për mënyrën e dhënies së nënshtetësisë, por sipas saj, KE i ka vendosur standartet e vetë.
Komentet ambasadorja i ka bërë gjatë një konference për mediat.
“Nëse Qeveria shqiptare është e angazhuar të miratojë këto dy nisma pa miratimin e BE, a rrezikohet liberalizimi i vizave?”, ishte pyetja e gazetares.
“Në lidhje me pasaportat gold, mendoj se raporti është tepër i qartë. BE respekton të drejtën e secili shteti për skemën e dhënies së nënshtetësisë. Por në të njëjtën kohë, në situatën e e një luftë në Ukrainë, kjo lloj skeme do të nxirrte në pah edhe disa rreziqe që janë shprehur qartë në raport. Pra ju e dini që në mars të këtij viti që KE i rekomandoi vendeve anëtare për t’i dhënë fund këtyre skemave. Gjithashtu ju e dini që një prej vendeve anëtare u padit lidhur me përdorimin e kësaj lloj skeme.Pra Komisioni Europian ka qenë shumë i qartë që dhënia e nënshtetësive në këtë lloj forme nuk është e duhura, ndërkohë secili vend e ka vet në dorë”, u përgjigj ambasadorja.

