Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka lëshuar 18 urdhër arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal.
Raportohet se mes të arrestuarve ka dhe policë. ‘Balkanweb’ mëson se mes tyre është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Të arrestuarit me urdhër të SPAK akuzohen për kontrabandë mallrash dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Grupi trafikonte sende me vlerë të vjedhura jashtë Shqipërisë, në Francë dhe vende të tjera të BE.

