Apeli i Tiranës ka lënë pas hekurave Rozeta Dobin, 49-vjeçaren që grabiti banesën e zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi ku ishte e punësuar si pastruese.
Burime bëjnë me dije se masa e arrestit me burg është vendosur edhe për djalin e saj, Havier Dobi, i cili kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë, duke kërkuar zbutjen e masës së sigurisë në arrest shtëpie.
Dobi u arrestua pak javë më parë pas denoncimit nga ana e Klosit për grabitjen në banesën e saj. Policia i gjeti fillimisht një shumë parash prej 120 mijë eurosh.
Më pas, në bazë të bisedave të përgjuara mes nënë e bir gjatë shoqërimit në komisariat, policia u rikthyer sërish në banesën e tyre ku gjeti më shumë se 400 mijë euro në tubat e aspirimit, të cilat vijojnë të mbeten ‘pa pronar’.

