Rozeta Dobi dhe Havier Dobi kanë dalë ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë në lidhje me grabitjen e zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi.
Ata janë shfaqur me kokën ulur para togave të zeza për të shmangur edhe fiksimin nga kamera. Nënë e bir akuzohen se morën një shumë të madhe parash nga banesa e Alda Klosit, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Grabitja dyshohet se ka ndodhur në datën 15 Dhjetor, kohë kur Alda Klosi ka qenë në SHBA. Fillimisht policia gjeti në banesën e tyre 120 mijë euro.
Pas shoqërimit në komisariat ata u përgjuan teksa komunikonin me njëri tjetrin duke zbuluar se policia nuk i ka gjetur të gjitha paratë.
Një ditë më parë policia u rikthye në banesën e tyre duke gjetur në tubin e aspirimit mbi 400 mijë euro, dollarë dhe aksesorë floriri.


