Partia Demokratike akuzon Ministren e Energjetikës, Belinda Balluku është e përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit. Sipas selisë blu edhe pse impianti i djegies së plehrave nuk ekziston, qeveria vijon të paguajë kompaninë fantazmë të inceneratorëve, ndonëse penaliteti për koncensionarin shkon në 2500 euro në ditë.
“Në vijim të denoncimeve për pagesat e marra nga inceneratori i Fierit, sot bëjmë publik një tjetër skandal ku përfshihet drejtpërdrejtë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtuar nga Belinda Balluku, e cila sigurisht në këtë skandal të radhës, vijon zbatimin e skenarit të dirigjuar nga Edi Rama. Edhe pse në tejkalim të afateve, edhe pse impianti i Fierit duhej të ishte dorëzuar dhe vënë në punë që në muajin mars të vitit 2021, shteti vijon të paguajë rregullisht kompaninë e inceneratorëve fantazmë, ndërkohë që refuzon të penalizojë koncensionarin i cili sot që flasim, penaliteti që duhet të paguajë është 1.000.000 euro dhe vazhdon të rritet çdo ditë me 2 mijë e 250 euro”.

