Partia Demokratike do të futet me koalicion në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Këtë mbrëmje, dy përfaqësuesit ligjore të PD-së, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri kanë dorëzuar në KQZ dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Në një deklaratë pas daljes nga KQZ, të dy u pyetën nëse kanë dorëzuar dhe dokumentet e marra nga Gjykata dhe e pohuan një gjë të tillë.

Kryedemokrati Sali Berisha i ka ndarë përfundimisht rrugët me grupin e demokratëve që mbështesin deputetin Enkeleljd Alibeaj.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar të PD-së dhe me një deklaratë zyrtare i dënoi Bashën e Alibeajn si instrumentet e Ramës në vendimin e marrë nga trupa gjykuese.

Gjatë fjalës që mbajti në praninë e kamerave, kreu i PD-së tha se Gjykata e Apelit ka zbartuar urdhrin e dhënë nga kryeministri Rama e ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim. Ai shtoi se gjithsesi demokratët nuk do të dorëzohen dhe se me revolucion paqësor, do ta rrëzojnë Ramën nga pushteti.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version