Detaje tmerruese nga pengmarrja e 28-vjeçares në kryeqytet. 

‘Reporttv’ raporton se efektivët e Komisariatit nr. 2 në kryeqytet ishin njoftuar pak pas mesnatës së të shtunës për një vajzë që ishte dërguar në një klinikë afër komisariatit të dhunuar, e sjellë aty nga dy vajza të tjera. Më pas e reja është transportuar në Spitalin e Traumës pasi ka qenë në gjendje tepër të rëndë, pasi ishte gjakosur në çdo pjesë të trupit.

Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e Gerald Gushollit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti edhe një këmbë karrige, me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën 31-vjeçari. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version