Bashkia Kukës i mbyll procedurat për tender në kohë rekord, në vetëm 13 minuta. Kështu ka rezultuar në rastin e Alma Kaçit, gruas që kërkoi tender te zyra e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit. Në pamjet e reja të bëra publike nga gazetari Artan Hoxha, pasqyrohet qartë kronologjinë e skandalit ‘Safet Gjici’, në 13 minuta.
Duke e ilustruar me foto e jo me video, Hoxha tregon se si Alma Keçi për 13 minuta ‘mbaron punë’ me Safet Gjicin dhe siguron edhe projektin për kastrimin e qenve të Kukësit. Në një tjetër video të publikuar ditën e sotme, pas aktit, Alma dhe Gjici bashkëbisedojnë për procedurat e tenderit. Më pas Gjici ia delegon dokumentet nënkryetarit të Bashkisë, e në fund gruaja largohet nga zyra.
Pra, tenderi u fitua!
Më 16 Qershor u publikua video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s’ka reaguar për skandalin në fjalë.

