Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, pak para seancës që do të mbahet sot në Kuvend, për kërkesën e SPAK që kërkon arrestimin e tij.
Ahmetaj thotë se shpreson që drejtësia e re që ai ka mbështetur, të mos deformohet nën presionin e politikës. Me ironi ai thotë se falenderon kolegët e mazhorancës dhe opozitës që do të votojnë sot, por edhe ata që thonë se përgjegjësia është personale. Në fund Ahmetaj nënvizon se ‘Zoti e di të vërtetën’, dhe se ai do mundohet që ditë pas dite ta nxjerrë në pah.
Një pjesë nga reagimi
“Me kan quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur per arsye seroze familjare ( nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj kam ikur prpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend. Kush ka qejf per scoop ta quaje ‘arati. Dhe Luigjit te 16 ju dha kater dite kohe perpara se ti pritej koka, ndersa mua e avokateve te mi, as 24 ore (17 ore gjithsej) per nje dosje 230 faqe e mbushur me supozime e ndoshta ‘palë të treta’ e nje material 60 GB.
Se fundmi I falenderoj te gjith koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne apozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte….
Në mbyllje, I kerkoj te falur familjes time, Livias, Kejsit, Kejlis, Erjoles bashkjetueses time, Albines, ish gruas time, nenes time, motrave te mija, miqve te mij per shqetsimet qe i kam sjelle pa dashje me kte histori, Shpresoj qe te me falin ne kte jete.
I kerkoj te falur dhe votuesve te mi, po zoti e di t verteten, qe un do mundohem dit pas dite ta nxjer.
To be continued…”, shkruan Ahmetaj në Facebook.

