A është Kosova ende e “ashtuquajtur” për Moskën? Kjo pyetje duket mjaft logjike pas seancës së djeshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Media “Blic” është e shqetësuar se diplomati rus, Vasilij Nebenzja harroi ta cilësonte Kosovën si “e ashtuquajtura”. Ndoshta sepse tani nuk u vlen më që të mos e njohin Kosovën.
Kjo sepse më 24 shkurt, Rusia filloi një pushtim të Ukrainës dhe presidenti i saj, Vladimir Putin, herë pas here justifikon luftën e tij me Kosovën. Jo shumë kohë më parë ai pyeti: “Kur Kosova mund të shkëputet, pse nuk mundet Donetsk dhe Luhansk?”. Ndaj mesa duket retorika e të gjithë politikanëve kanë ndryshuar për të justifikuar veprimet e tyre.
ARTIKULLI I MEDIAS SERBE:
E gjithë kjo mund të mos kishte qenë aq e rëndësishme nëse përfaqësuesi i Rusisë nuk do të kishte insistuar në të gjitha fjalimet e mëparshme që territorin e provincës jugore të Serbisë ta quante kështu dhe jo gjithmonë do të kishte protestuar fuqishëm kur dikush gjatë diskutimit e lidhte Kosovën me çdo formë të shtetësisë. Mirëpo, Kosova mbrëmë ishte e thjeshtë për Vasilij Nebenzja – Kosovë.
Ka zgjatur plot dy orë e 44 minuta diskutim i nxehtë në Kombet e Bashkuara për Kosovën. Përfaqësuesit e vendeve të fuqishme dhe më pak të fuqishme kanë marrë radhë, ka folur edhe shefi i diplomacisë serbe, Nikolla Selakoviç. Edhe këtë herë vëmendjen e rrëmbyen fjalimet e përfaqësuesve të Kinës dhe Rusisë, por mbresa të veçanta la fjalimi i Nebenzjes.
Sepse, siç shihet në bazë të raportimeve të mediave, deri në këtë seancë përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk e ka humbur rastin të përmend shtetësinë e rreme të Kosovës. 5 vite më parë, në vitin 2017, ai parashikoi se “projekti i Republikës së Kosovës” me sa duket po dështon. Në të njëjtën mënyrë vazhdoi edhe 3 vjet më vonë, ndërsa në vitin 2020 e paralajmëroi ministren e atëhershme të Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stubla, se do të përjashtohej nga takimi i radhës nëse do të vendoseshin simbolet e Kosovës.
Këtë vit situata ka ndryshuar në mënyrë drastike. Në një fjalim dhjetëminutësh, Nebenzja e përmendi Kosovën rreth njëzet herë, por në asnjë moment nuk ishte e ashtuquajtura Kosovë, as një “shtet fals”, as “projekt”, nuk ishin epitete që dolën nga goja e përfaqësuesit ruse. Ai përdori termat “krahinë”, “autoritetet e Prishtinës”, “Kosova”, “rajon”.
Në fund të fjalës ai u ndal edhe tek roli i SHBA-së dhe BE -së në dialog, se vazhdojnë të “gatuajnë” zgjidhje alternative në favor të Prishtinës, si dhe ka dhënë shembullin e një dokumenti gjermano-francez që kërkon që Beogradi dakord për shtetësinë.
Që prej shpalljes së pavarësisë, Serbia dhe zyrtarët serb asnjëherë nuk i janë referuar si “Kosovë”, por në vend të saj për të manifestuar faktin që sipas tyre nuk ka ndarje, e kanë cilësuar si: E ashtuquajtura Kosovë ose Kosova dhe Metohija.

