Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shkuar sot në ambientet e Kryeministrisë, duke shënuar kështu takimin e fundit në vendin tonë. 

Vizita e saj përkon me turin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në Shqipëri. Ndërkohë që në rrjetet e saj sociale, Yuri Kim ka dhënë edhe një mesazh të fundit.

“Nënshkrimi pas tre vitesh e gjysmë në Shqipërinë e bukur! Me krenari them se kam vizituar të 61 komunat dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër të hapur. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit e mirupafshim!,”-shkruan ajo në rrjetet e saj sociale. 

Në fund të mandatit të saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka marrë detyrën e re në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku do të mbajë detyrën e krye zëvendës ndihmës sekretares për Çështjet Evropiane. Zyrtarisht, Kim do ta marrë detyrën e re në 10 korrik. Ndërsa pas largimit të Kim, diplomacinë amerikane në Tiranë do ta përfaqësojë David J. Kostelancik, i cili ka shërbyer edhe më parë si diplomat në vendin tonë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version