Dosja voluminoze prej 1800 faqesh që autoritetet italiane sollën pas goditjes së grupit “ Habilaj ” duket se nxjerr në pah pjesë ku prokuroria pretendon se faktohet implikimi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Në përgjimet e reja ambjentale që janë dorëzuar në gjykatën e lartë të përkthyera janë disa bisesa mes Eneo Sulajt dhe Meridian Sulajt ku përmendet, Simir Tahiri, makina audi si dhe diamante që kërkon ministry i brendshëm.

Pjesë nga biseda e përgjuar :

Eneo Sulaj:Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin…që e kishte kështu…kostumin… …E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?…Një gjerdan që kushton 15.000 euro… Po përveç Sokolit që morri para për punën, Saimir nuk donte para. Është e qartë, sepse … me ata.., dhe i dha… gjerdan me diamante”.

Maridiani: Ishte i kushëririt tonë ai… Kryeministri, vëlla si quhet? Çfarë është ai tani?
Avduli: Saimiri.
Maridiani: Saimir Tahiri. “01” e ka Presidenti, “02” e ka Kryeministri, “03” e kishte ky Saimiri.
Avduli: E ka Saimiri!
Maridiani: Po ai është ministër i Brendshëm.
Avduli: Targat e qeverisë, u hiqen targat makinave të qeverisë kur shiten.
Maridiani: Po ai ia ka dhënë Artanit me të gjitha dokumentet. Ta marrë dreqi, çfarë thotë ky shiten. Ua heqin, është e tij personale, o vëlla.


Avduli: Është personale, nuk e ka të punës.
Burri: Nuk e ndalo… (nuk e përfundon fjalinë)
Maridiani: Po atë e ka dhënë kështu në mirëbesim, nuk e ka dhënë… (nuk e përfundon fjalinë)
Avduli: Por ajo dihet.
Maridiani: Por në të vërtetë ja ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë. Me sa ka dashur ai ia ka blerë.

-Lëvizjet e përbashkëta me makinë  Sota dhe Tahiri

Pjesë nga kërkesa e Prokurorisë me prova paraqitur Gjykatës së Krimeve të Rënda

Më datë 24. 02.2017 ora 08:05 Orest Sota doli nga Shqipëria nëpërmjet pikës së Muriqanit me automjetin me targa MB 279 AA, rezultuar në inventarin e mjeteve të Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë që me këtë mjet ka disa hyrje-dalje Gentian Ceka. Në datë 07.07.2017, ora 22.14, shtetasi Saimir Tahiri doli nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, I rezultuar i regjistruar në emër të shtetasit Ardit Sota, vëllit të Orest Sotës dhe hyri në datë 09.07.2017, ora 15.39 nga e njëjta pikë kalimi, me automjetin me targa AA 101 DJ, I rezultuar I regjistruar në emër të Shoqërisë “IKONA”, me pronar Lefter Sota, babin e Orest Sotës.

Në datë 02.08.2016, ora 22.14, shtetasi Saimir Tahiri doli nga Porti i Durrësit me automjetin me targa AA 516 NU (I regjistruar në emër të shtetasit Endri Hasa, nga Elbasani) në Linjën “Bari-Rigel-Duni” dhe hyri, në datë 07.08.2016, ora 13.19, nga e njëjta pikë dhe me të njëjtën linjë, por nuk ka të regjistruar mjetin me të cilin është kthyer. Në datë 02.08.2016, ora 22.14, shtetasi Orest Sota doli nga Porti Durrës, (nuk ka të dhëna për mjetin apo mënyrën e lëvizjes së tij) dhe u kthye , në datë 07.08.2016, ora 13.22, nga e njëjta pikë me të njëjtën linjë. Me automjetin me targa AA 101 DJ kanë hyrje-dalje shtetasit Orest Sota dhe Gentian Çeka.

Në datë 01.09.2017, ora 01.28, shtetasi Orest Sota doli nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan, me automjetin me targa AA 718 OS, së bashku me Gentian Çekën. Ata u kthyen së bashku, në datë 03.09.2017, ora 13.58, nga e njëjta pikë kalimi dhe me të njëjtin mjet. Në datë 01.09.2017, ora 01.26, shtetasi Saimir Tahiri doli nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, rezultuar I regjistruar në emrin e shtetasit Ardit Sota, vëllait të Orest Sotës dhe u kthye në datë 03.09.2017, ora 13.47 nga e njëjta pikë dhe me të njëjtin mjet. Në datë 06.09.2017, ora 19.06, shtetasi Orest Sota doli nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Muriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, ndërsa shtetasi Gentian Çeka doli në të njëjtën orë dhe datë nga e njëjta pikë me automjetin me targa AA 718 OS, ndërsa Gentian Çeka hyri një ditë më vonë, në datë 12.09.2017, ora 13.58, nga Porti Durrës, me automjetin me targa AA 973 RX, duke ndërruar makinat në kthim.

Deklarime të dhëna në lidhje me episodin e sekuestrimit, në datë 01.11.2017, të sasisë prej 863 100 Euro të gjetura në mjetin me drejtues shtetasin nën hetim Orest Sota. Sipas Leonard Almetës, pasagjer në mjet ishin duke tek “Korum” për likuidime, ndërsa sipas Arif Shkallës, Drejtor I Financave të Shoqërisë “Korum-Internacional” çdo veprim financiar e kryenin nëpërmjet bankave dhe ditën e ngjarjes nuk kishte planifikuar kryerjen e ndonjë veprimit të tillë. Sipas Orest Sotës, paratë e gjetura në mjet I përkisnin babait të tij, produkt i biznesit dhe destinacioni i tyre ishte “Korum”, ndërsa dokumentet personale të Saimir Tahirit i harroi Gentjan Çeka, tre apo katër muaj më parë. Me Saimir Tahiri nuk kishte asnjë lidhje.

Provat materiale dhe dokumentet e gjetur si rezultat i këqyrjes së mjetit me targa AA 718 OS. Në kroskotin e mjetit u gjendën dy dëshmi aftësi për drejtim mjeti lundrues me Nr.001810 me datë lëshimi 26.07.2017 dhe Nr.000581 me datë lëshimi 31.07.2015 në emër të Saimir Tahirit; dy pasaporta me numra përkatës, në emër të Fatlinda Tahiri dhe Saimir Tahiri, ndërsa në sediljen e pasme të mjetit u gjendën një sasi e madhe parash në Euro, të prerjeve 50 euro (gjithsej 15 800) të prerjeve 100 Euro (gjithsej 625), të prerjeve 200 Euro (gjithsej 40), të prerjeve 20 Euro (gjithsej 130) në vlerë totale 863 100 Euro./sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version