Një bandë është shkatërruar nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për disa vjedhje dhe grabitje të kryera në provincat Benevento, Caserta, Isernia, Salerno, Potenza dhe Matera. Të arrestuarit janë 4 shqiptarë dhe dy shtetas rumunë, ndërsa urdhëri për prangosjen e tyre u lëshua nga gjykata e Beneventos.

Nga hetimet të kryera edhe me përgjime telefonike dolën indikacione të rënda lidhur me “ekzistencën e një grupi shtetasish rumunë dhe shqiptarë të dedikuar për kryerjen e vjedhjeve, të kryera gjatë natës”.

Grabitjet kryheshin kryesisht kundër objekteve industriale dhe aktiviteteve tregtare.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version