Zbulohen detaje të tjera lidhur me mënyrën sesi shpërndahej droga në Tiranë. Në dosjen hetimore të siguruar  tregon një moment kur njëri prej të infiltruarve të policisë me emrin e koduar ‘Reno’ komunikon me trafikantët dhe u kërkon kokainë. Pasi Reno i bën porosinë, shpërndarësi Fabian Qoku i ankohet se i kërkon “mall” në momentin e fundit, duke ia bërë të pamundur që të sigurojë. 

“Në datën 27.01.2023, rreth orës 22:55, ne rr. “Myslym Shyri”, Tirane, bazuar ne utorizimin për blerje të simuluar personi i autorizuar me emrin e koduar “Reno”, eu blerjen e simuluar te një doze me lende te dyshuar narkotike te llojit kokainë, shtetasi Fabian Qoku. Pasi u bë sekuestrimi lëndës të dyshuar narkotike të llojit kokainë, u bë peshimi dhe rezultoi me peshe te pergjithshme me ambalazh 0.4 (zero katër) gram e cila më pas u fut në qesen provave me Nr.UNIK. A3005319. Prova materiale e siguruar nga blerja e simuluar u dergua për ekspertim kimik në Institutin e Policise Shkencore. Veprimi i blerjes së simuluar u krye e rregjistrim video dhe audio,”- thuhet në dosje.

Biseda e transkriptuar

Reno: “Ça behet”

Fabian Qoku: “Degjo se një me ngeli mu se i hoqa se ti të lajmëro ne fund o vlla

Reno: E s’ke mo fare?

Fabian Qoku: “Skam me vete duhet me ik me mor”.

Reno: “Do t vish prap

Fabian Qoku: “Okej po vi”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version