Vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike katër deputetë – Belind Këlliçin, Tritan Shehun, Agron Shehajn dhe Oerd Bylykbashin ende shkakton reagime.
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se Alibeaj tregoi se është “shërbëtor” i kryeministrit Edi Rama. Reagime ka edhe nga deputetë të tjerë.
Sërish ka komentuar situatën, Këlliçi, Edi Paloka, Ferdinand Xhaferraj, etj. Alibeaj ende hesht dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim për aktin në fjalë. Ndërkohë që duket se edhe me ‘bekimin’ e Berishës, Ervin Salinjani ka nisur nga puna për t’i zënë vendin si kreu i grupit parlamentar.

