Nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj ka kërkuar nga komisioni i etikës që të përjashtojë nga puna e Kuvendit 3 deputetë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për deputetët Elda Hoti, Sorina Koti dhe Edmond Spahos për bllokimin e foltores së Kuvendit që prej orëve të mëngjesit. Për deputetin Edmond Spaho, Felaj kërkoi përjashtimin nga Kuvendi për 20 ditë.

FelajEdmond Spahos t’i dyfishohet periudha e përjashtimit (20 ditë). I jap vërejtje Elda Hotit, meqënëse vazhdon të mbajë të bllokuar Foltoren. I heq të drejtën e fjalës dhe kërkoj përjashtimin nga seanca parlamentare dhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. I jap vërejtje zonjës Sorina Koti. Meqënëse vijon të qëndrojë në Foltore, i jap vërejtje. Meqënëse sërish vazhdon, i heq të drejtën e fjalës dhe kërkoj përjashtimin nga seanca dhe mbledhjet e komisioneve Parlamentare.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version