Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Kukës-Morinë. Një betoniere që drejtohej nga një qytetar nga Kosova është përmbysur në rrugë pasi shoferi humbi drejtimin.
Shoferi është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit dhe raportohet se nuk ka marrë lëndime serioze. Ndërkohë përmbysje e betonieres ka shkaktuar derdhjen e vajrave në rrrugë, të cilat u bënë burim aksidenti edhe për makinat e tjera që kalonin në rrugë. Për shkak të aksidentit për pak minuta ka pasur vështirësi në lëvizjen e mjeteve në rrugë.
Burime bëjnë me dije se nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugës edhe pse policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Policia ka deklaruar se “nuk ndodhet aty për të pastruar vajin”, por për të hetuar aksidentit, Edhe pse qytetarët paguajnë taksa për “Rrugën e Kombit” për të kaluar të sigurt, atyre u rrezikohet jeta.

