Pritej të ishte botërori i çudirave dhe ashtu po rezulton. Pas humbjes së Argjentinës me Arabinë Saudite, disfatë ka pësuar edhe Gjermania.Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick u mund 1-2 nga Japonia, me përmbysje.

Gjërat u duk sikur ishin në rrugën e duhur pas golit të Gundogan në minutën e 33-të, por pjesa e dytë  foli për japonezët.

Skuadra e Moriyasu u fut në fraksionin e dytë me shumë dëshirë dhe ia doli të përmbysë gjithçka me Doan dhe Asano.

Gjermania do përballet me Spanjën në takimin e radhës, çka do të thotë se kalimi i grupit E do të jetë një mision mjaft i vështirë.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/11/3m776.mp4
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version