Një 27-vjçare është arrestuar në krujë ditën e sotme pasi përndiqte një vajzë tjetër. Po ashtu janë arrestuar dhe tre persona të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për aksident.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasen Z. S., 27 vjeçe, banuese në Shkretë, Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – A. H., 57 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”; – J. S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale; – S. Ll., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e masës administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

