Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në aksiin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur ‘Luzat’. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetren duke lënë dy të plagosur, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Të plagosurit janë drejtuesi i mjetit ‘Dacia’ i identifikuar me inicialet K.Ç dhe pasagjeri në mjetin tjetër ti ‘Seat’ 19-vjeçari i identifikuar me inicialet Xh.G
NJOFITMI I POLICISË
Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Luzat”, automjeti tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin H. S.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

