Agron Xhafa, shoferi 63-vjeçar që drejtonte autobusin e linjës së “Unazës” në momentin kur ndodhi aksidenti i të hënës te “Tajvani” është liruar nga burgu. Mësohet se Xhafa doli sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë dhe masa ishte ajo e “arrestit të shtëpisë”. 

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e të hënës, ku autobusi i linjës së “Unazës” në kryeqytet u përplas me 10 makina në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Shallvareve” në Tiranë. Për pasojë, 10 persona morën lëndime dhe u transportuan në spital, por me dëmtime të lehta. Në spital shkoi edhe shoferi, që deklaroi se vuante nga zemra dhe diabeti. Tashmë ai do ti nënshtrohet edhe njëherë të gjitha analizave mjekësore për të parë nëse vuan nga sëmundje kronike.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version