Policia e Sarandës ka arrestuar 22-vjeçarin i cili ditën e djeshme aksidentoi me makinë një vajzë të moshës 3-vjeçare.
Sipas uniformave blu, e mitura ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Jo u përplas me automjet nga 22-vjeçari teksa po kalonte rrugën së bashku me mamanë e saj.
“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

