Përplasje mes tifozëve të Tiranës dhe atyre të Teutës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:30, te sheshi “Nënë Tereza”, pas ndeshjes mes dy ekipeve. Policia e Tiranës bën me dije përmes një njoftimi se tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.03.2023, rreth orës 19:30, te sheshi “Nënë Tereza”, tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

