Ka shumë mënyra për të përshkruar Federik Tatën, si një tutor prostitutash, si një njeri i familjes, si një shkelës i ligjit, si njeri fjalës së mbajtur por dhe si person që qëllon me armë pa iu dridhur syri.

Shumica e banorëve në Shkodër që e njohin i thërrasin”Tata” dhe e urojnë me shprehjen “Të rujt Krishti”, një gangster i zonës i cili ka kaluar disa vite të jetës së tij në burg dhe është përballur me shumë akuza për vepra të ndryshme penale. Ai nuk di të ndalet , jeton vrullshëm si të ishte një 20 vjeçar, pavarësisht se pasaporta e tij tregon se tashmë i ka mbushur të 50-tat.

Ai mban dy emra dhe dy mbiemra për shkak të së shkuarës së tij kriminale shumë komplekse.

Ditën që u arrestua mbante 5 varëse  floriri në qafë, në njërën prej tyre mbante kryqin, në një tjetër mbante shqiponjën dy krenare, në çdo gisht të dorës kishte nga një unazë floriri, gjithmonë i veshur shik me rroba të shtrejnta dhe kryesisht ngjitur pas trupit  Federik Tota nuk ta jep përshtypjen  e një 50 vjeçari por ndaj tij policia kishte mbledhur shumë prova e fakte për implikimin si drejtues i një rrjeti të strukturuar prostitucioni.

Floriri nuk i mungonte as në kyçet e duarve në të majtën një byzylk i trashë plot shkëlqim ndërsa në të djathtë një orë rrëzëllitëse.

Besimtar i devotshëm i fesë katolike gjë të cilën e tregon jo vetem nga kryqi i floririt në qafë por dhe nga kryqet e shumta si dhe statujat e “Zojës Mari” që ndodhen në dhomën e tij të gjumit si dhe nga vizitat e shumta në kishën e Oroshit dhe atë të Laçit.

Ai është nga Shkodra lindur më 31 Gusht  1967 , me status civil i divorcuar por është babai i dy vajzave 27 dhe 22 vjeçe.

Fans i ekipit anglez të Liverpulit por dhe një  ultras i ekipit të Vllaznisë të cilën e ndjek në stadium në çdo qytet të Shqipërisë.

Gjithmonë me kapele dhe çdo ditë me syze të shtrejnta nga firmat më të njohura mbi të.

Zgjohet gjithmonë në praninë e Sonit dhe Arit dy vajza 32 dhe 23 vjeçe me të cilat është i lidhur njëkohësisht dhe që të tre e kanë pranuar këtë realitet. Udhëtojnë, shëtisin, drekojnë, darkojnë këndojnë, kërcejnë, flenë  dhe bëjnë qejf gjithmonë të tre sëbashku.

Fotoja treshe Soni Ari dhe Federiku

Kur vjen fjala te puna ai gjithmonë ruan , përkujdeset dhe garanton që Soni dhe Ari të mos cënohen.

Nuk kanë frikë ta fshehin raportin tresh edhe pse ndaj tyre u shkruajt në media në muajn Shkurt. Herë pas here në shoqërinë e tyre bashkohet dhe një qenush i bardhë.Raporti i tyre mund të konsiderohet  “Open Relationship” ku nuk ka komplekse dhe për puthjet lesbike mes Sonit dhe Arit në sy të “Tatës”. Ata kanë dhe logon e tyre SFA.

Federiku është pronar i një lokali me muzikë live në Shkodër me emër mbiemrin e tij “Tata”.

Në dhomën e gjumit të treshes super të shtrenjtë e dizenjuar me dekor dhe mbi kokën e krevatit ndodhet fotoja e madhe në profil e Federikut me një kryq në mes dhe dy kupa në njërën prej tyre është “Jezu Krishti”, në komedinë mbajnë  banane, një foto me “Zojën Mari”,  telefonat , ndërsa në komodinën tjetër është një statujë sërish me “Zojën Mari”

Motoja e Federikut është si ajo e Liverpulit “You will never walk alone”/sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version