Mbrojtësi i Barcelonës Zherard Pike njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 35 vjeçare. Pas publikimit të lajmit ka ardhur edhe reagimi i shokut të tij Karles Pyjol.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ai ka shkruar se është i shokuar dhe klubi ka qenë i padrejtë me ty. Ndër të tjera, ish kapiteni i Barcelonës ka thënë se ka qenë një privilegj të luanin së bashku.
“Faleminderit për gjithçka Geri. Jam në shok. Ka qenë shumë e padrejtë me ty, pak e kanë mbrojtur fanellën e Barçës si ti. Gjithmonë mund të them që kam luajtur pranë teje, një privilegj. Të dua mik ”, ka shkruar ai në Twitter.

