Një i ri 30-vjeçar nga Montesilvano u arrestua pasi akuzohet për plagosje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Siç raporton ChietiToday, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një dyqan vere në Ripa Teatina.

Sipas mediave të huaja, 30-vjeçari, punëtor me origjinë shqiptare, banues në Montesilvano, me banim në Ripa Teatina, në gjendje të dehur kishte nisur të bezdiste klientët e lokalit dhe më pas do të kishte kërcënuar edhe pronarin.

I riu përplasi gjithashtu edhe disa karrige dhe dëmtoi derën e dyqanit. . Kështu u kërkua ndërhyrja e karabinierëve, por 30-vjeçari iu sul edhe atyre, kështu arrestimi u bë i pashmangshëm për të riun.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version