Gjykata e Kurbinit ka liruar nga burgu 17-vjeçarin me iniciale A.Gj, i cili plagosi me armë zjarri një 15-vjeçar pas një konflikti në gjimnazin “At Shtjefen Gjeçovi” në Laç.

Togat e zeza vendosën ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”, maësë e kërkuar nga prokurori i çështjes Bardhyl Shehu.

Konflikti mes nxënësve të gjimnazit të Laçit ndodhi rreth orës 12:20 të mesditës së hënës jashtë ambienteve të shkollës.

Adoleshenti, pas debatit verbal për motive të dobëta, nxori pistoletën që mbante me vetën në shkollë dhe qëlloi me plumb në këmbë 15-vjeçarin.

I mituri u dërgua  për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version