Zbulohet emri i shënjestrës së të plagosurit të sotëm në Vlorë. Tonin Ramaj, 33 vjeç, është qëlluar me armë zjarri në këmbë, e është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën. Deri më tani mësohet se i riu ka marrë një plumb në këmën.
Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes, por ende nuk e kanë zbuluar motivin e plagosjes, e po ashtu i paidentifikuar është edhe autori.

