Plagoset me thikë 37-vjeçari në Vlorë. Rigert Dine është qëlluar me thikë në këmbë. Raportohet se Dine është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

