Skuadra e Tiranës e ka filluar edhe më keq seç e mbylli vitin 2022. Në ditën e parë të vitit të ri 2023, kur duhet të riktheheshin në stërvitje, lojtarët janë paraqitur dhe në formë proteste kanë bojkotuar atë, për shkak të mos marrjes të pagave prej mëse dy muajve.

Ndërkohë, burime brenda klubit tregojnë për Dosja.al se stafi drejtues, trajneri, përgatitësit dhe mjekët, nuk janë paguar prej 4 muajsh, duke sjellë një krizë të rëndë në klubin bardheblu, i cili është edhe kampion në fuqi. Gjithashtu përgatitësi atletik Kosta Jani është larguar fare nga klubi për shkak të mungesës së pagave, duke u rikthyer në Greqi, andej nga edhe kishte ardhur.

Një vit i vështirë pritet të jetë ky për skuadrën kryeqytetase, e cila pas humbjes në derbi një ndeshje me ndikim edhe psikologjik, tashmë ka rikthyer një “sëmundje” të vjetër atë të mospagimit të lojtarëve. Një fenomen ky që ekziston edhe në klube të tjerë, por gjithsesi, mendohet për skuadra, të cilat një vit më parë merrnin pjesë në Kupat e Europës, apo që fitojnë trofe dhe kanë një bonus buxheti më tepër se skuadrat e tjera që mund të kenë të njëjtat problematika.

Ende nuk dihet se cfarë dhe kur do të ndryshojë diçka në ambientin bardheblu, por gjithsesi, një problematike që arrin të dalë edhe në sipërfaqe tashmë, mund të ketë pasoja që do të zgjasin dhe ndoshta reflektohen edhe në rezultate.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version