23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik droge. Operacioni është zhvilluar në kufirin greo-shqiptar. Siç raportohet nga mediat greke, 23-vjeçari është kapur duke u futur në tokën greke teksa mbante në krahë dy çanta me 50 pako të mbushura me marihuanë.
Droga është peshuar dhe autoritetet kanë arritur në përfundimin se bëhet fjalë për 53 kg marijuanë. Të riut iu gjetën dhe iu sekuestruan dy celularë me dy karta sim dhe një shumë e vogël monetare.

