Magjistrati Gratteri, fillimisht ishte murator “mbante thasë 50 kilogramë”, pastaj punoi si karrocier, mekanik, bukëpjekës natën dhe më pas ia dedikoi jetën luftës së mafias.

i nuk e fsheh se është një super fans i Nicola Gratterit. Reperi Fedez, i njohur si Federico Lucia, e pranon këtë duke “paraqitur” kryeprokurorin e Catanzaro në “Myshk i lirë”, podkastin kushtuar çështjeve të kulturës dhe shoqërisë, të realizuar me Luis Sal.

Magjistrati Gratteri, fillimisht ishte murator “mbante thasë 50 kilogramë”, pastaj punoi si karrocier, mekanik, bukëpjekës natën dhe më pas ia dedikoi jetën luftës së mafias. Dje tregoi historinë e bosit të Ndranghetës, Roberto Pannunzi, një trafikant droge me origjinë nga Kalabria, i cili jetonte në Amerikën e Jugut, i aftë për të eksportuar 3 deri në 5000 kilogramë kokainë në Evropë. Ai u arratis tri herë.

Shpiku sëmundjen e zemrës, por ishte fejuar me një 22-vjeçare, e prej kohësh jetonte në Venezuelë në kufirin me Kolumbinë dhe kur u prangos, ofroi 5 mln euro për lirimin e tij.

Gratteri thotë: Vetëm 2 për qind e ‘Ndrangheta-ve janë të pasur, të tjerët janë budallenj dhe mendojnë se mund të ngjitin shkallët duke u pagëzuar. ndrangheta ka kërkuar gjithmonë marrëveshje me burra nga institucionet, nga forcat e rendit, me politikën. Mafiat hanë e vishen si ne. Kemi bosë mafioz që duken si “lordë anglezë” se qëllimi i tyre është sjellja e mirë që i nxjerr nga burgu.

Gjithçka nisi në vitin 1989.

“Isha e fejuar me gruan time aktuale, po kryeja hetime të rëndësishme dhe të fejuarës sime i pushkatuan shtëpinë. Pastaj e telefonuan në shtëpi ku i thonë të mos martohej me mua se do të martohej me një të vdekur. Që atëherë ka qenë gjithnjë e më shumë një kreshendo”.

Më shumë se një mijë arrestime, por asnjë kënaqësi.

Asnjë emocion, as kënaqësi, as pakënaqësi, përndryshe ju e humbni kthjelltësinë”.

Ai foli edhe për mafian shqiptare. (Shiko minutën 20.00)

“Mafia shqiptare është shumë e strukturar dhe është bërë shumë e pasur në vendin tonë, falë edhe ndaj korrupsionit të jashtëzakonshëm. Nuk është më ajo e grabitjeve në vila, por është një mafia shumë e strukturuar që është pasuruar dhe është një nga tre mafiat, bashkë me atë të Ndraghetës dhe atë Afrikane, më të fuqishme në vend,”- ka deklaruar Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri.

Sipas prokurorit, duhet investuar në arsim që shkolla të bëhet më konkurruese, ndërsa shtoi se fëmijët duhet të qëndrojnë në shkollë sa më gjatë që të jenë të apasionuar pas kinemasë dhe muzikës.

Të mos humbasë kultura e bukurisë, e prodhuar në Itali dhe e eksportuar me krenari në të gjithë botën.”

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version