9 vite pritje për të shijuar sërish fazën e 1/8. Milan e kthen në festë sfidën e fundit përballë Salzburg, “poker” golash për të siguruar një biletë mes 16 më të mirëve në Evropë.

Në një atmosferë fantastike në “San Siro”, Theo Herandez lëshoi drithërimën e parë duke goditur shtyllën pingule që në minutën e 3-të. Oliver Giroud ishte protagonisti i madh në këtë përballje, autor i një “dopjete” dhe një asisti. Në minutën e 14-të me një goditje më kokë kaloi “djallin” në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë, Giroud bëri spondën në zonë për Krunic që me kokë dyfishojë shifrat. “Demat” austriak u dorëzuan pa kushte, në të 57-tën, Guroud kompletoi “dopjetën” personale dhe golin e tretë për Milan. Në shtesë, kishte kohë edhe Messias që me një aksion të bukur personal kompletoi “pokerin” kuqezi. Milan e mbyll Grupin E në vendin e dytë, në kuotën e 10-të pikë, 3 më pak se Chelsea:“Jemi kampionët e Italisë, nuk duhet të kemi frikë, duhet të ecim përpara sa më larg të jetë e mundur. Shorti do të jetë i vështirë, por e sigurt është se çdo skuadër që do të jetë përballë nesh duhet të bëjë llogaritë me një Milan bindës”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version