Policia ka ushtruar kontrolle të shumta mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Në shënjestër të uniformave blu janë makinat me xhamat e zinj për të bërë të mundur kapjen e personave në kërkim apo atyre që lëvizin me armë zjarri në makinë.
Aksioni i policisë është ende në zhvillim e sipër, ndërsa nuk bëhen të ditura më shumë detaje.

